Në Amerikë zhvillohen sot zgjedhjet e mesmandatit, testi i parë për presidentin Donald Trump dhe mënyrë e qeverisjes së republikanëve.

Zgjedhjet e mesmandatit janë emëruar si  kombinim i zgjedhjeve për Kongresin e SHBA-së, guvernatorët dhe zgjedhje të tjera shtetërore që ndodhin çdo dy vjet.

Republikanët aktualisht kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, dy dhomat që përbëjnë Kongresin e SHBA-së. Por ekspertët kanë sugjeruar se zgjedhjet mund të shohin një të ashtuquajtur “valë blu” të demokratëve që do të marrin pushtet.

Ndonëse Trump nuk është në fletëvotim, në shumë mënyra rezultatet do të shihen si një referendum mbi arritjet e tij dhe se si votuesit ndjehen për presidentin e SHBA-së.

Një ditë më parë, Trump ka bërë një ofertë të fundit për votuesit që mbështesin partinë republikane. “Gjithçka që kemi arritur është në rrezik nesër”, u shpreh ai në një nga takimet përmbyllëse. Në ditët e fundit, retorika e presidentit është bazuar në çështjet e ndarjes në një përpjekje për të aktivizuar bazën e tij.