Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 Marsit për Shkodrën, Durrësin dhe Lushnjen.
KQZ bënë me dije se dokumentet e kandidimit për bashkitë Vorë, Rrogozhinë dhe Dibër dorëzohen në KZAZ, ndërsa për 3 bashkitë e tjera, dorëzohen në KQZ, pasi kanë më shumë se 1 ZAZ.
PS kandidon në Durrës me Emiriana Sakon, në Shkodër me Majlinda Angonin si dhe në Lushnjë me Eriselda Sefa.