Komisioni Rregullator në KQZ ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.
Nga 6 bashkitë ku zhvilloheshin zgjedhjet e pjesshme, në pesë prej tyre dolën triumfues kandidatët e Partisë Socialiste.
Ndërsa në Shkodër, u shpall fitues kandidati i koalicionit të “Shtëpisë së Lirisë”.
Kujtojmë se zgjedhjet u mbajtën në bashkinë e Shkodrës, të Durrësit, Vorës, Rrogozhinës dhe të Lushnjës, të cilat u fituan nga PS-ja, ndërsa ‘Shtëpia e Lirisë’ mori bashkinë e Shkodrës.





