Që prej orës 7:00 qytetarët e bashkive Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë u janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 15:00 pjesëmarrja është 27.84%.

Dibra është qyteti me pjesëmarrjen më të lartë nga 6 bashkitë që janë në zgjedhje, ndërsa Durrësi ka pjesëmarrjen më të ulët të votuesve.

Në Durrës pjesëmarrja është 23.6%, e përkthyer në votues janë 47414 persona që kanë votuar.

Në Rrogozhinë 28.92%

Në Dibër pjesëmarrja është 40.06%

Në Lushnje 33.34%

Në Shkodër, pjesëmarrja është 25.52%

Në Vorë 38.2%

Krahasuar me numrin e votuesve në zgjedhjet parlametare të 25 prillit, totalin i personave që kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar është shumë i ulët.