Dita e sotme është afati i fundit për regjistrimin e partive në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Partitë kryesore e kanë çuar tashmë kërkesën për t’u regjistruar për zgjedhjet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por ende nuk është regjistruar komiteti nismëtar për kandidatë të pavarur.

Ky regjistrim është me interes për shkak se kandidatët e dalë nga primaret e zhvilluara një ditë më parë nga Komisioni i Rithemelimit mund të vendosin të regjistrohen si kandidatë të pavarur.

Skadimi i këtij afati sot do të zbulojë kësisoj edhe mënyrën sesi do të kandidojnë 6 kandidatët e zgjedhur, një ditë më parë. Mbetet ende në lojë mundësia për t’u regjistruar si kandidatë të partive të koalicionit opozitar, si PDIU apo PBDNJ.