Një ditë më parë u zgjodh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës në një proces votimi që pati shumë parregullsi dhe sot ka ardhur reagimi i parë i Agron Çallikut.

Kreu i ri i LSHA-së në postimin e bërë në rrjete sociale premton se do të bëjë analizën dhe do të kërkojë përgjegjësitë për ata që nuk plotësuan detyrat dhe lejuan që procesi të ishte “një rrokupuj e qêllimshme pêr tê sjell çaste qê shkonin gjer nê turpërim”.

Njëkohësisht ai paralajmëron që do të jetë në vazhdimësi “me mendje e zemêr, me sy e veshë drejt çdo mendimi dhe kritike, ndaj çdo arritjeje dhe vlere qê janë dhe do shfaqen.”

“DurrësLajm” pasqyroi një ditë më parë parregullsitë që shoqëruan procesin e votimit, që mund të cilësohet vite drite larg asaj që duhet të përfaqësojë një vottim ku marrin pjesë njerëzit e artit dhe kulturës.

Postimi i plotë:

Drejtuar anëtarëve të L.Sh.A. Durrës.

Nga sot fillon përgjegjsia mbi mua.

Nga sot do jem me mendje e zemêr, me sy e veshë drejt çdo mendimi dhe kritike, ndaj çdo arritjeje dhe vlere qê janë dhe do shfaqen.

Nga sot do filloj të kêrkoj përgjegjsitë tek kudo që ishte në drejtim të institucionit të L.Sh.A. Durres dhe anëtarêve të kryesisë qê nuk plotêsuan detyrat që ju ishin ngarguar, duke futur kêtu dhe ditën e djeshme tê dt 16 dhjetor me votimin e kryetarit tê ri qê ishte një rrokupuj e qêllimshme pêr tê sjell çaste qê shkonin gjer nê turpërim (sic ishte lista qê shênoheshin nê çast me njerêz anonim, kuti kartoni e gjetur nê kazan plehrash dhe votim me njohje personale dhe jo sipas statutit dhe rregullit ).

Do déshiroja qê çdo antar të ndjehet i vetêdijshëm tek forca e tij jo veç kur votohet por dhe kêrkesa në pêrditshmêrinë ndaj veprimeve tona.

Nê ditët nê vazhdim do shfaq çdo arritje dhe mos arritje në mênyrê që ta kemi si udhêrrêfyes pêr një vazhdimsi me denjitet.

Kryetari I Lidhjes sê Shkrimtarêve dhw Artistêve Durrês.

Agron Calliku.