Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur sot në një takim drejtuesen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR në Tiranë Audry Glover.

Takimi po zhvillohet në selinë e PD-së.

Dy ditë më parë Glover u takua me kreun e qeverisë Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në selinë rozë.

Ndërsa ditën e djeshme ajo vijoi takimet me kandidatët për kryetarë bashkie, duke u takuar fillimisht me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.