Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka dhënë një deklaratë për mediat në përfundim te konferencës për 110-vjetorin e krijimit të Gjykatës së Lartë.
Kim është shprehur se janë parë raportime për shit-blerje votash ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve të bëjnë detyrën.
“Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë, kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritetet do të bëjnë detyrën e tyre, nëse disa po thonë se po blen vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime”, tha Kim.