Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për mediat pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.
Kryemadhi ka uruar oligarkët, bandat dhe Presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta, ndërsa u shpreh se nga 81 mijë vota të pavlefshme, 70% ishin të LSI.
“Të dashur miq, ju falënderoj për suportin që ju keni dhënë kandidatëve të LSI dhe LSI. Dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave, janë fituesi e vërtetë të zgjedhjeve, të parët që duhen uruar. Së dyti uroj Presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta për zgjedhjet në Shqipëri. Sot u mbyllën rezultatet të zgjedhjeve për mandatet, dua të falënderoj 107 mijë votuesit e e LSI, dua të falënderoj 81mijë votuesit, ku 70% e tyre janë të LSI.”– tha Kryemadhi.





