Në 24 shtator qytetarët kuksianë do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kreun e Bashkisë, vend i lënë vakant pas shkakimit të Safet Gjicit, pas skandalit seksual.
“Rithemelimi” i Sali Berishës ka hapur garën për zgjedhjen e kandidatit të saj përmes procesit të primareve, e cila do të zhvillohet më 27 gusht, ku mbështetsit e tij do të zgjedhin kandidatin e tyre.
Emrat e kandidatëve vijojnë si më poshtë:
1- Ardian Sokol Elezi
2- Emri Haxhi Vata
3- Gëzim Beqir Shehu
4- Uran Rakip Cengu
5- Ylber Haxhi Zeneli
Ndërkohë, është përjashtuar nga primaret e Kukësit kryetari i PD-Kukës, Arif Rexhmati. Ky i fundit u propozua nga seksionet e rithemelimit por në reagimin e vet Arif Rexhmatit bënte thirrje për kandidat të përbashkët pa primare.