Gjykata Kushtetuese ka caktuar 23 qershorin si datën kur do të shqyrtojë çështjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Në korrik të vitit 2019, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë paraqiti një ankimim në Gjykatën Kushtetuese ku e konsideroi procesin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019 si antikushtetues për shkak te mungesës se alternativave në zgjedhje.

Në datë 23 qershor 2021 do të mbahet seanca e parë në lidhje me 30 qershorin, pas padisë së bërë nga Kryetarja në Detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. 

Opozita i pati bojkotuar zgjedhjet lokale, ndërsa Presidenti shtyu me një dekret të ri datën e mbajtjes së tyre me shpjegimin se nuk garantohej demokracia dhe stabiliteti i vendit.

Sidoqoftë zgjedhjet u mbajtën më 30 qershor, ku Partia Socialiste mori drejtimin e shumicës së bashkive me përjashtim të Bashkisë Shkodër ku Voltana Ademi mbeti në detyrë pas tërheqjes nga marrja e mandatit të kandidatit socialist Valdrin Pjetri.