Lëvizja Socialiste për Integrim është regjistruar për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

LSI ka dërguar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentin, ku thuhet se kjo forcë politike është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen në 6 mars në bashkitë Durrës, Shkodër, Lushnje, Dibër, Borë dhe Rrogzhinë.

Pak dite me parë u regjistrua edhe Partia Demokratike, e cila në dokumentin e Gjykatës së Tiranës, Lulzim Basha njihet si kryetari i Partisë Demokratike.