DURRES, 19 qershor 2013 – Kanë vijuar masat e marra nga Policia Durrësit në drejtim të garantimit të rendit përgjatë aktiviteteve elektorale, të zhvilluara nga subjektet në kuadër të fushatës për zgjedhjet Parlamentare Qershor 2013.

Përgjatë datës ditës së djeshme strukturat vartëse të Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës, kanë  marrë masa për mbarëvajtjen e  takimeve elektorale të zhvilluara në Qark.

Gjithashtu, nga ana e policisë janë marrë masat e nevojshme për sigurimin e lëvizjes normale në segmentet rrugore para, gjatë dhe pas këtyre aktiviteteve elektorale.

Në total për mbarëvajtjen e aktiviteteve janë planifikuar e angazhuar me shërbim 48 punonjës dhe 8 automjete Policie.

Sipas Policisë së Durrësit aktivitetet në fjalë janë zhvilluar të qeta  e pa probleme për  rendin.

/Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/