Presidenti Ilir Meta ishte mesditën e sotme në Shijak, ku ka parë nga afër procesin zgjedhor dhe në këtë zonë.
I pyetur nga gazetarja e “DurrësLajm” se si po shkon procesi i votimit, Meta tha se i vetmi problem janë radhët e gjata të qytetarëve që kërkojnë të votojnë.
“I vetmi problem është se ka radhë të gjata dhe pjesëmarrje të lartë, që nuk është problem, përkundrazi do të vazhdojë të rritet sepse askush nuk do të mungojë në këtë festë të demokracisë dhe këtë demonstrim të jashtëzakonshëm të pjekurisë dhe përgjegjshmërisë që populli ynë po i tregon të gjithë botës. Ftoj të gjitha forcat politike dhe kandidatët por edhe administruesit e këtij procesi të vazhdojnë në këtë mënyrë sepse kjo ditë që nisi mrekullueshëm duhet të përfundojë kështu dhe kështu do të vazhdojë dhe nata mrekullueshëm me dritë, transparencë, harmoni, respekt të ndërsjelltë.”, u shpreh Kreu i Shtetit.





