Komisioni i Rithemelimit zhvillon sot primaret në 6 bashki, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë ku do të perzgjidhen kandidatët që do të garojnë për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Në një njoftim për shtyp, Komisioni i Rithemelimit bën me dije se procesi i votimit ka nisur i qetë dhe pa probleme dhe i bën thirrje anëtarëve të PD të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në vendoret e 6 Marsit.
NJOFTIMI:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike (PD) informon:
Të 9 Qendrat e Votimit (3 QV në Shkodër, 2 QV në Durrës, 1 QV në Dibër, 1 QV në Lushnjë, 1 QV në Rrogozhinë dhe 1 QV në Vorë) janë hapur në orën 8.
Procesi i votimit ka nisur i qetë e pa probleme.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton cdo anëtar të PD në 6 degët e PD ku po zhvillohet procesi i votimit për Primare, të ushtrojë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në garën për kryetar bashkie. Primaret, si ushtrim i demokracisë së drejtpërdrejtë tashmë e kalojne vendimmarrjen te anëtarësia.
Komisioni do të informojë në mënyrë periodike publikun në lidhje me ecurinë e procesit të votimit për Primare.
DIBËR:
- Behar Baudin Dema, ekonomist
- Dafina Bajram Muda, psikologe
- Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar
DURRËS:
- Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist
- Silvja Xhemal Gjepali, IT
LUSHNJË:
- Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat
- Elton Ilir Bano, jurist – avokat
- Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik
- Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik
RROGOZHINË:
- Eqerem Ymer Deliu, ekonomist
- Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar
- Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner
- Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi
- Vladimir Selman Manushi, mjek dentist
SHKODËR:
- Alfred Ernest Kocobashi, jurist
- Arben Xhavid Maliqi, jurist
- Astrit Myfid Bushati, Jurist
- Bardh Ali Spahia, Mjek
- Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke
- Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike
VORË:
- Luan Gani Beta, Inxhinier
- Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist





