DURRES, 23 qershor 2013 – 313 mijë votues në rang Qarku pritet të votojnë përgjatë ditës së sotme për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Ndërsa vetëm bashkia e Durrësit numëron plot 158 mijë votues, 6 mijë prej të cilëve janë votues të rinj, të cilët pritet të japin verdiktin e tyre për herë të parë.

Në të gjithë qarkun e Durrësit janë hapur 444 qendra votimi të shpërndara në 16 njësitë administrative vendore të qarkut, sipas një ndarje territoriale në shtatë Zona Zgjedhore, ndërsa 207 prej të cilave janë instaluar vetëm për votuesit e Durrësit.

Në prefekturën e Durrësit, e cila po monitoron situatën nga afër mësojmë se e gjithë baza materiale e nevojshme për një proces korrekt, është shërndarë gjatë mbrëmjes së kaluar në të gjithë qendrat e votimit, ndërsa deri më tani nuk raportohen probleme përsa i përket këtij procesi.

Votuesit e qytetit të Durrësit nëpërmjet votës, do të zgjedhin plot 13 deputetë të cilët do të jenë dhe përfaqësuesit e tyre në parlament.

Për procesin e zgjedhjeve parlamentare, janë trajnuar 3 mijë komisionerë, të cilët do të ndjekin nga afër votimin e qytetarëve.

Deri më tani, procesi po shkon normal, dhe nuk raportohet asnjë problem apo incident që mund të bëhet pengesë për procesin.

Gjitashtu në gadishmëri të plotë janë 491 efektiva të policisë së qarkut Durrës, për të ndjekur nga afër zhvillimin e zgjedhjeve.

QARKU DURRËS

KZAZ Nr 19

Zyra adresa    Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak     Krujë 

KZAZ Nr 20

Zyra adresa    Shkolla "Leonik Tomeno"   Durrës                        

KZAZ Nr 21

Zyra adresa    Pallati i Kulturës Shijak       Shijak       

KZAZ Nr 22

Zyra adresa    Fshati Shënavlash  Palestra e  Shkollës  Rrashbull                   

KZAZ Nr 23                                   

Zyra adresa    Durrës Shkolla “Bernardina Qerraxhia  

KZAZ Nr 24                                   

Zyra adresa    Pallati i sportit “Ramazan Njala Durrës              

KZAZ Nr 25

Zyra adresa    Pallati i Kulturës “Aleksandër Moisiu”

LISTA ZYRTARE E KANDIDATËVE TË PD-së QARKU DURRËS

1. EDUARD HALIMI          

2. IGLI CARA                    

3. ALBANA VOKSHI         

4. GENT STRAZIMIRI      

5. OERT BYLYKBASHI     

6. OSMAN METALLA      

7. VULLNET TOPALLI    

8. LUFTER XHUVELI        

9. KSEANELA MUDERIZI 

10.ZAMIR RAMADANI     

11.MERITA BAKIU           

12.ARJAN DEDEJ               

13.MIRLINDA ÇEKA        

LISTA ZYRTARE E KANDIDATËVE TË PS-së QARKU DURRËS

1.  BLENDI KLOSI               

2.  KLODIANA SPAHIU      

3.  ILIR BEQAJ                     

4.  NAMIK DOKLE              

5.  GENTIAN BEJKO           

6.  ARTUR BUSHI                

7.  SHKELQIM TROPLINI   

8.  JURGIS ÇYRBJA             

9.  SOKOL SULA                  

10. ARDIAN KOKOMANI   

11. GËZIM AGASI               

12. TAULAND XHERAJ      

13. ERALD HASANAJ         

14. ESMERALDA SHKJAU 

LISTA ZYRTARE E KANDIDATËVE TË LSI-së QARKU DURRËS

1. LEFTER KOKA                 

2. EDMOND PANARITI      

3. BUJAR DERVENI            

4. KRISTO HUTA                

5. EDMOND LALA               

6. HYSEN LLACA                 

7. ERMION ARAPI              

8. SILVANA MAKSUTI        

9. HAJRI NUHU                   

10. ILIR MEMKO                 

11. MERITA KUÇI               

12. KLODJANA PASHKAJ  

13. ERMIRA KOÇI               

PARTIA REPUBLIKANE 

1. AGRON DUKA

/e.a. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/