Pasi kryeministri Rama njoftoi tërheqjen e kandidatit të PS-së nga gara për zgjedhjet në Kavajë, ftesës i përgjigjet pozitivisht edhe kandidati i pavarur, Astrit Haka.

Ky i fundit i ka dërguar KZAZ 42 në Kavajë ku njofton se tërhiqet nga gara për zgjedhjet e 7 Majit, për arsye personale dhe se nuk dëshiron destabilizimin e situatës politike në Kavajë.

Haka është aktualisht kryetar në detyrë i Bashkisë së Kavajës, post të cilën e mori pas largimit të Elvis Roshit.