Drejtuesit kryesore te forcave politike në Kosovë kanë votuar gjatë paradites së sotme.
Kreu i AAK Ramush Haradina pasi hodhi votën e tij dekalroi se:
”E ushtruam të drejtën tonë për të votuar, i lus të gjithë qytetarët që të votojnë. Na presin shumë sfida përballja me Serbinë, situata me pandeminë, ju lutem votoni të gjithë”.
Kandidati i Vetvednosjes per Kryeminister dhe keru i kësaj paratie Albin Kurti tha pas Votimit se:
“Sot është ditë e bardhë e ndritshme, ashtu si do të jetë e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevoje për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet, sot kjo nevojë është e drejtë. Kosova si shtet i pavarur këtë të dielë i kthehet popullit si burim i sovranitetit, sot duhet të votojmë. Fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët”.
Ndërsa Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti si i përzgjedhuri i LDK për të vijuar këtë post nëse fiton zgjedhjet partia e tij, tha se:
“ E kryem obligimin tonë kushtetues për të votuar, ftoj të gjithë qytetarët të cilët kanë të drejtë vote të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të dalin dhe të votojnë, sot është dita e tyre, ata sot thonë fjalën e tyre”.





