Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka përditësuar numërimin e votave, duke shkuar në 99.64 për qind, në 2 mijë e 481 kuti të votimit.

Sipas këtyre rezultateve, koalicioni PAN ka marrë 34.02 për qind, duke u renditur si subjekt i parë me më shumë përqindje.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka garuar e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit i ka siguruar 27.07 për qind duke u renditur kështu si subjekti i dytë.

Koalicioni LDK-AKR-AL është renditur në vendin e tretë duke marrë 25.71 për qind të votave. 

Kandidati për Kryeministër Ramush Haradinaj ka thënë se nuk po e sheh të vështirë formimin e Qeverisë.

Nga ana tjetër, koalicioni LDK-AKR-AL e kanë mohuar kategorikisht mundësinë e hyrjen në koalicion me PAN-in.