Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe klasën politike atje dhe thotë se kanë dhënë një shembull të shkëlqyer të besimit të demokracisë e votës së lirë.
Meta përshëndeti pjesëmarrjen e lartë në votime dhe shton se Kosova ka hapur një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik.
“Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare. E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre. Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik. Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes”, shkruan Meta në Facebook.
Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e…
Posted by Ilir Meta on Monday, February 15, 2021





