KAS ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së për anëtarët e KZAZ-së për zgjedhjet më 24 shtator për bashkinë e Kukësit.
KAS lë në fuqi vendimin e KQZ që i cakton 3 komisionerë PS, 2 komisionerë PL dhe 1 PD. Katër anëtarë të KAS ka qenë pro Partisë së Lirisë dhe vetëm një pro Partisë Demokratike.
Pas rrëzimit të animimit, Partia e Lirisë mbetet partia më e madhe opozitare, ndërsa PD-ja e Bashës ngel forcë e dytë e opozitës.