Mali i Zi ka zhvilluar zgjedhjet parlamentare gjatë ditës së sotme dhe deri në orën 17:00 ka marrë pjesë 68.4% e popullsisë.
Kjo është një përqindje e lartë krahasuar me zgjedhjet e zhvilluara më parë. Ndërsa për sa i përket shqiptarëve, sipas të dhënave pranë partive politike deri tani kanë votuar rreth 42%.
Sipas rajoneve, të dhënat e Cemi-it tregojnë se në Podgoricë kanë votuar 70,9 %, në veri të Malit të Zi 63,9 % kurse në jug 69,6 % e votuesve, shkruan Ulqini Online.





