TIRANE, 29 qershor 2013 – Dorëheqja e Sali Berishës nga funksionet drejtuese në Partinë Demokratike dhe përcaktimi për zgjedhjen e lidershipit të ri përmes ‘parimit një anëtar, një votë’ duket se ka ndezur garën në partinë më të madhe opozitare në vend të pas 23 qershorit. Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha mësohet se janë kandidatët e parë zyrtarisht që do të hyjnë në një garë për drejtimin e PD-së, ndërsa figura të tjera të kësaj partie si Jozefina Topalli, Ridvan Bode apo Astrit Patozi, kanë përjashtuar një mundësi të tillë. Afati për zyrtarizimin e kandidatëve është deri të premten, ku sërisht përmes një mbledhjeje kryesie do të përcaktohet celja zyrtarisht e fushatës së brendshme në PD. Gara e PD pritet të jetë nga më të ashprat dhe nuk është cudi që ajo të shkaktojë një carje të re në partinë që për herë të parë aplikon një parim demokratik, duke i dhënë anëtarësisë së partisë, mundësinë për të zgjedhur kryetarin.
Lulzim Basha, Kryebashkiaku i Tiranës, Iu bashkangjit PD-së në vitin 2005 përmes Komitetit të Orientimit të Politikave dhe brenda një kohe shumë të shkurtër ngjiti shkallët e karrierës politike në këtë parti, duke pasur mbështetjen maksimale nga Kryetari Sali Berisha. Përgjatë viteve të qeverisjes së PD-së, Basha mbajti tre pozicione të rëndësishme në Qeveri, postin e ministrit të Brendshëm, Transporteve dhe atë të Jashtëm. Në 2011 hyri në zgjedhjet vendore për postin e Kryebashkiakut të Tiranës, ku me koalicionin PD-LSI, arriti të fitojë këtë garë me 10 vota më shumë se rivali Edi Rama. Edhe në garën për postin e Kryetarit të PD-së, Basha hyn me mbështetjen e plotë të Kryeministrit në detyrë Sali Berisha. Basha konsiderohet si vazhdues i vijës së Berishës në Partinë Demokratike. Në anën tjetër fakti që ai mban postin e Kryebashkiakut dhe hyn në një garë për drejtimin e PD-së, mund të përsërisë modelin Rama, gjatë periudhës që morri drejtimin e PS-së dhe njëkohësisht ishte Kryebashkiak. Basha është një prej politikanëve brenda PD që ka një raport mjaft bashkëpunues me Kreun e LSI-së Ilir Meta.
Sokol Olldashi në garën për postin e Kryetarit të PD-së duket se ka marrë mbështetjen e grupimeve të tjera brenda kësaj force politike, të cilët për një kohë relativisht të gjatë kanë qëndruar në heshtje përballë drejtimit me autoritet të kësaj partie nga kryetari i dorëhequr. Mësohet se Olldashi në përballjen me Bashën ka mbështetjen e Nënkryetares Jozefina Topalli dhe Sekretarit të Përgjithshëm Ridvan Bode, si dhe të paktën 13 anëtarëve të kryesisë së PD-së. Olldashi është pjesë e strukturave të PD-së prej më shumë se 15 vjetësh, ku karriera etij nisi në Forumin e të Rinjve për të vijuar me strukturat drejtuese të PD-së. Në 2001, Olldashi hyri në Kuvend si deputet i listës shumëemërore dhe dy vjet më pas drejtoi Komisionin Hetimor Parlamentar ndaj kryebashkiakut të asaj kohe Edi Rama. Dy vjet më pas Olldashi fitoi mandatin e deputetit në zonën e Shijakut përballë një prej figurave kryesore të PS-së të asaj kohe, Agron Duka. Karriera politike e Olldashit në PD pati një rënie në 2007, kur në garën për postin e Kryebashkiakut të Tiranës, humbi garën me Edi Ramën. Për disa muaj Olldashi qëndroi në hije, për tu rikthyer sërisht në skenën politike dhe për të drejtuar fushatën e PD-së për zgjedhjet parlamentare në Qarkun e Fierit. Sërisht pas zgjedhjeve të 2009-ës, Olldashi ishte pjesë e kabinetit qeveritar, duke drejtuar ministrinë e Transporteve. Olldashi ka drejtuar strukturat e PD-se se Tiranes, sikunder ka drejtuar fushatat zgjedhore ne Durres dhe Fier, te cilat mund te konsiderohen si avantazhe te tij ne anetaresine e PD-se.
Ne kete menyre duket se gara per kreun e PD do te vere perballe dy klane, njeri te perfaqesuar nga Basha dhe qe gezon mbeshtetjen e Kryeministrit ne detyre Sali Berisha dhe tjetri i perfaqesuar nga Olldashi, qe gezon mbeshtetjen e disa drejtuesve te tjere te PD-se. ku perfshihen Topalli dhe Bode. Qofte Olldashi ashtu edhe Basha ne perballjen per postin e kreut te PD-se vijne me nje bilanc negativ nga zgjedhjet e 23 Qershorit, ku i pari humbi thelle ne Qarkun e Fierit dhe kryebashkiaku qe drejtoi fushaten e demokrateve ne Tirane, arriti nder rezultatet me te dobeta te kesaj partie ne zgjedhje parlamentare.





