Në qarkun e Tiranës dhe Durrësit është mbyllur votimi sipas parimit një anëtar një votë për zgjedhjen e delegatëve për Kongresin e 19 marsit.

Pjesëmarrja në votim sipas bashkive është: Në Tiranë 75%, në Durrës 79%, në Kamëz 55%, në Vorë 82%, Kavajë 73%, Rrogozhinë 75 %, Shijak 78% dhe në Krujë 58%.

Në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit është vendosur që PS-ja të shtyjë votimin me dy orë për shkak të radhëve të gjata të votuesve.

Sot u zhvillua procesi i votimit për delegatët e kongresit të 19 marsit në 4 qarqe, në Durrës, Tiranë, Kukës dhe Shkodër.