Durrësi ishte ndalesa e radhës në kuadër të turit të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit.

Edison Jonuzi, Lenada Gjika, Luan Zaza dhe Vilson Xhaferraj janë 4 kandidatët që do të garojnë për kreun e PS-së për degën e Durrësit.

Katër kandidatët e përzgjedhur për fazën finale paraqitën ditën e enjte para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Durrës platformat e tyre të kandidimit.

Në takim ishte Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri, drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Durrësit Adrian Çela, anëtarë të Komisionit të Posaçëm, anëtarë të Asamblesë së PS-së të bashkisë Durrës.