Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi duke folur në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Rrogozhinë, tha se nuk është e nevojshme që kandidatët apo përfaqësuesit politikë të shkojnë nëpër qendra votimi.
Celibashi u shpreh se procesi po shkon mirë dhe se nuk ka problematika më përdorimin e pajisjeve elektronike.

Po ashtu Celibashi u bëri thirrje kandidatëve dhe përfaqësuesit politik të evitojnë deklarimet me përmbajtje elektorale. Sa i takon fotografimit të votës, Celibashi u shpreh se kjo përbën shkelje të rëndë.

Fotografimi i votës përben shkelje penale. Do ta adresojmë. Kandidatët të evitojnë deklarimet e tyre me përmbajtje elektorale. E kanë të ndaluar të bëjnë thirrje për t’u votuar. Nuk kanë asnjë arsye ligjore që të shkojnë në qendrat e votimit dhe të vëzhgojnë procesin e votimit. Aty janë vëzhguesit janë mediat.  Kemi marrë njoftim që në Lekaj kishte grumbullim të personave të paautorizuar. Kjo tashmë është normalizuar. Komisionarët e QV-së duhet ta adresojnë këtë problematikë”, tha Celibashi.