Guvernatori i Minesotës, Tim Walsh dhe senatori i Ohajos, James David Vance, kanë rënë dakord të marrin pjesë në të paktën një debat këtë vjeshtë përpara zgjedhjeve të nëntorit në SHBA.

Dy kandidatët për postin e nënpresidentit pranuan ftesën nga CBS News për t’u përballur më 1 tetor.

Rrjeti njoftoi dje në platformën e mediave sociale X se i ka dhënë Walsh dhe Vance, kandidatët e Kamala Harris dhe Donald Trump, katër data të mundshme: 17 shtator, 24 shtator, 1 tetor dhe 8 tetor.

“Shihemi më 1 tetor,” shkroi Walsh në përgjigjen e tij. Fushata e Harris konfirmoi se ajo kishte pranuar ftesën e rrjetit për atë ditë.

Të enjten, Vance tha se pranoi ftesën e 1 tetorit. Ai tha gjithashtu se ishte i gatshëm të zhvillonte një debat të dytë më 18 shtator, datë e ofruar nga CNN.