Ditën e sotme, në UAMD u zhvilluan zgjedhjet për rektor, dekanë, senatin akademik dhe shefat e departamentit.

Procesi u zhvillua i qetë dhe pa probleme. Rektorja Kseanela Sotirofski u rikonfirmua në detyrë për një mandat të dytë.

Ndërkohë gara më e fortë u zhvillua në dy fakultete, atë të Edukimit dhe të Biznesit ku garonin përballë njëri-tjetrit nga dy kandidatë.

Në përballjen mes Prof.As.Dr. Griselda Abazaj dhe  Prof.As. Dr. Suela Kastrati në Fakultetin e Edukimit fituese u shpall kandidatja Abazaj.

Ndërsa për postin e dekanit të Fakultetit të Biznesit garonin Prof.As.Dr. Azeta Tartaraj dhe Prof.As.Dr. Shkelqim Fortuzi. Fitues u shpall Shkëlqim Fortuzi.

Në 3 fakultetet e tjera do të qëndrojnë në detyrë për një tjetër mandat 4-vjeçar dekanët aktualë.

Dekanët e fakulteteve të UAMD-së:

Griselda Abazaj – Fakulteti i Edukimit

Shkëlqim Fortuzi – Fakulteti i Biznesit

Andon Kume – Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike

Lindita Mukli – Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit

Osman Metalla – Fakulteti i Studimeve Profesionale