Materialet zgjedhore kanë nisur të shpërndahen këtë të martë, pesë ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Partia Social Demokratike nuk ka dërguar komisionerët për 422 qendra votimi, Partia Demokratike në 422 qendra votimi, ndërsa Partia e Lirisë në 75 Qendra Votimi.
Për votimin elektronik në bashkitë si Kamza, Vora dhe Elbasani, Celibashi tha se rezultati do të dalë 30 minuta pas mbylljes së procesit të votimit. Megjithatë, mund të ketë probleme teknike. Kryekomisioneri u shpreh se janë instaluar pajisjet që do të mundësojnë përcjelljen e informacionit.h
Të dielën, në 61 bashkitë e vendit votohet për kryetarët dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.