Rinia e Italisё pavarёsisht shifrave mё tё mira nё ekonomi po largohet gjithnjё e mё shumё nga vendi. Zgjedhjet parlamentare mё 4 mars japin pak shkas pёr shpresё.
Alba Di Tucci dhe Melnia Reca janё zhytur nё mёsimin e lakimit, kohёve tё foljes dhe listёs sё fjalёve tё reja. 20 orё nё javё ato mёsojnё gjermanisht, aq shpejt sa tё munden. Tё dyja mamitё me diplomё duan tё largohen nga Napoli, qyteti i tretё pёr nga madhёsia i Italisё. Qёllimi i tyre ёshtё Gjermania, ku ka nevojё pёr forca tё kualifikuara pune. Tё dyja gratё, ashtu si gati gjysma e tё rinjve nё jugun e Italisё janё papunё pavarёsisht diplomimit.
“Ne nuk kemi shans kёtu”
“Nё Itali ne nuk kemi gjetur gjё. Nё spitalin nё Romё, ku kemi kryer praktikёn na ofruan vetёm njё kontratё tremujore pune. E me kёtё ne duhet ta quajmё veten me fat, qё kemi mundur tё gjejmё njё mundёsi”, thotё Melania Reca. Por atyre nuk iu dha njё kontratё pasuese pune. “Kur ne dёrguam dokumentacionin e aplikimit nё Gjermani menjёherё na erdhёn tri oferta. Secili spital donte tё na punёsonte.”
Luftёn elektorale dy gratё e ndjekin pa interes. Ato nuk ndihen tё vlerёsuara seriozisht prej politikёs. “Problemet qё kanё tё rinjtё nё Itali, ekzistojnё prej dekadash e megjithatё asnjё politikan nuk interesohet pёr kёtё”, thotё Reca. “Sistemi ёshtё tёrёsisht i kalbur”, shton Di Tucci. Punё nuk gjejnё tё rinjtё, qё e meritojnё mё shumё, por vetёm ata me lidhjet mё tё mira. Mё tё prekur janё ata, qё pas studimeve shpresojnё tё gjejnё njё unё nё ndёrmarrjet pubilke, si nё njё spital p.sh. Pёr arsye tё kursimeve vendet e punёs vitet e fundit janё pakёsuar nё kёtё sektor. “Ne nuk kemi shans kёtu”, thotё mamia 23-vjeҁare.
Asnjё ide e re pёr problemet e vjetra
Sipas ekonomstit Michele Mosca, nё Universitetin e Napolit nepotizmi dhe masat e kursimeve janё vetёm dy nga arsyet ndёr shumё tё tjera, pёrse shumё tё rinj largohen nga Italia. “Ne kemi nevojё pёr reforma tё gjera, kryesisht nё sektorin publik”, thotё ekonomisti. Shumё autoritete dhe zyra janё me poste vakante, e njёkohёsisht mёnyrat e punёs janё penguese, burokratike dhe tё vjetёruara. Si shembull ai pёrmend punёn nё universitet, ku planet mёsimore prej vitesh nuk janё aktualizuar dhe tё rinjtё pёrgatiten nё mёnyrё tё pamjaftueshme pёr botёn moderne tё punёs.
Sektori privat ёshtё mё i avancuar, vёren profesori. Vetёm se nё kёtё drejtim nё jug tё Italisё ka njё problem tjetёr: organizata kriminale si kёtu nё Napoli. “Pёr fat tё keq shpesh ato vendosin se cila sipёrmarrje hapet dhe kush do tё punojё atje. Kjo i tremb investitorёt.” Propozimet e partive nё ditёn elektorale nuk e bindin ekspertin Mosca. “Thёnё mё thjeshtё, partitё duan tё ulin taksat dhe shpenzimet, pёr tё nxitur punёsimin.” Duhet hulumtuar thellё pёr tё gjetur dallimet. Tё djathtёt p.sh. duan taksa tё njёsuara, ndёrsa partitё e tjera duan tё ulin kontributet e punёdhёnёsve.
Nё anketimet e fundit kryeson aleanca e partive tё djathta. Kёto janё dy partitё mё tё forta pёrkrah Silvio Berlusconit, konservatirja “Forza Italia” dhe populistёt e djathtё “Lega”.
“Marrёzi ёshtё qё largohen nga Italia mbi 170.000 njerёz pёr tё gjetur punё jashtё vendit”, thotё Cantalamessa, Kandidati i “Lega-s”. “Vendi ynё ka investuar shumё pёr kualifikimin e kёtyre personave. Italia humbet me ta burimet, qё ne i kemi tё nevojshme kёtu”, thotё politikani i djathtё gjatё njё mitingu elektoral nё lagjen Ercolano tё Napolit. Pёr ta shmangur emigracionin aleanca e djathtё do ta mbёshtesё financiarisht rininё, thotё kandidati Pentangelo i “Forza Italia”.
Por dy mamitё Melania Reca dhe Alba Di Tucci nuk duan tё presin derisa qeveria tё bёjё diҁka. Mё 1 qershor ato do tё fillojnё nga puna nё Vitten pranё Dyseldorfit nё Gjermani. Kontratёn e punёs ndёrkohё ato e kanё nёnshkruar. /Deutsche Welle/