Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shpërndajë për partitë politke një shumë monetare prej 1.3 milionë euro për fushatë në kuadër të zgjedhjeve Parlamentare të 11 Majit.

Gjatë mbledhjes që po zhvillohet këtë të premte Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi njoftoi se nga shuma 1.3 milionë euro në total, 65 milionë lekë do të shkojnë për Partinë Socialiste të Edi Ramës. 

Partia Demokratike e Berishës do të marrë 44 milionë lekë, Partia e Lirisë drejtuar nga Ilir Meta do të marrë 9 milionë lekë, Partia Social Demokrate e Tom Doshit do të marrë 3 milion lekë, Partia Republikane do të marrë 2 milionë lekë dhe Partia Për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të marrë 1 milionë lekë. Më pas pjesa e mbetur do të shkojë për subjektet e tjera zgjedhore. 

Lista

Partia Socialiste (PS) përfiton 65 milionë lekë
Partia Demokratike (PD) merr 44 milionë lekë
Partia e Lirisë (PL) përfiton 9 milionë lekë
Partia Socialdemokrate (PSD) merr 3 milionë lekë
Partia Republikane (PR) siguron 2 milionë lekë