Nga Aleksandër Cangonja

Në vitin 1930 zhvillohen zgjedhjet për këshillin bashkiak në Durrës ku mbas votimeve, do mblidhej Komisioni i cili do numëronte votat. Në këtë komision bënin pjesë Komandanti i Xhandarmërisë Kapiten Zef Prendushi, Drejtori i Financave Rushdi Mulla, Drejtori i shkollës Plotore Panajot Beçka, dhe Ismail Beshiri, Gjon Zaja, Veli Juba, Kristaq Zaguridhi. Numri total i atyre që votuan ishte 597 persona nga të cilat 3 vota ishin te pavlefshme ku dy ishin votuar më shumë kandidatë sesa lejohej dhe një votë që kishte shenime ofenduese.Në lista do kishim emra të cilët ishin të ndërthurur nga intelektualët e qytetit dhe atyre që ishin motorri i ekonomisë.

Rezultatet ishin këto si më poshtë:

Z. Ramazan Jella vota 324

Z. Jusuf Beja vota 314

Z. Ali Veliu vota 312

Z.Mustafa Kosova vota 311

Z. Vlash Dovana vota 307

Z. Dr. Mit Vokopola vota 299

Z. Dr. Ilia Llavda vota 298

Z. Rexhep Gjata vota 298

Z. Perikli Spiru vota 297

Z. Mark Herceku vota 293

Z. Vasil Bakalli vota 289

Z. Anastas Leka vota 288

Z. Shyqri Haveriku vota 283

Z. Hysejn Fani vota 279

Z. Skender Pojani vota 274

Z. Pip Truja vota 269

Z. Adem Sula vota 266

Z. Ing Zef Shkanjeti vota 262

Z. Dr. Perikli Goga vota 259

Z. Vasil Roçio vota 244

Z. Abaz Dakoli vota 255

Z. Ymer Mallkuç vota 215

Z. Dr. Telemak Margariti vota 161

Z. Beshim Basha vota 154

Z. Moisi Poppa vota 100

Z. Muharrem Zaza vota 97

Z. Asim Myshketa vota 26

Z. Manteo Jorgji vota 26

Z. Qazim Nekiu (Libohova) vota 19

Z. Hysen Myshketa vota 16

Z. Shefqet Çelkupa vota 10

Z. Kristaq Zaguridha vota 13

Z. Spiro Tiri vota 9

Z. Ismail Beja vota 9

Z. Sulejman Kadiu vota 7

Z. Veli Bej Juba vota 4

Z. Aqif Çelkupa vota 18

Z. Jusuf Beshiri vota 5

Z. Vangjel Spiro vota 6

Z. Vangjel Manushi vota 6

Z. Sabri Dermani vota 6

Z. Dr. Vangjel Golgota vota 3

Z. Sotir Dushi vota 3

Z. Dr. Jovan Mema vota 3

Pastaj lista vazhdon me 15 kandidatë kanë marrë nga 2 vota dhe 39 kandidatë kanë marrë nga 1 votë.

Fitues dalin 12 kandidatë të cilët kanë marrë më shumë vota.

Kandidatë të diplomuar me më shumë vota ishin Dr. Mit Vokopola, Ilia Llavda dhe Dr. Mark Herceku.

Gjithsesi Komisioni vendosi që kandidatë fitues si Vlash Dovana, Ali Veli, Perikli Spiro, Mustafa Kosova, Jusuf Beja dhe Anastas Leka duke qene se janë pjesë e keshillit të sipërmarrjes “Krahu”, e cila kishte lidhur kontratë me bashkinë për konçesionit të taksës së “Ngarkim-Shkarkimit”, sipas ligjit që ishte në fuqi atë kohë, quhej konflikt interesi dhe humbin mandatin e fituar dhe ai i kalonte Shyqyri Haverikut, Hysen Fanit, Spiro Trujës, Zef Skanjetit, Adem Sulës dhe Skënder Pojanit.