Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka ironizuar, zgjedhjet për kreun e ri të kësaj force me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Twitter’.
Gjekmarkaj shkruan se revolucioni që marshon po jep sihariqe dhe se ajo qerrateshë Amerikë po mundet në të gjitha frontet.
“’Revolucioni që marshon’ po jep sihariqe! Ajo qerrateshë Amerikë po mundet në të gjitha frontet dhe deri në darkë fitoret e tij do të thellohen. Bana dhe Tritua janë zgalemet e epokës së re. Tirania po dridhet anembanë!”, shkruan Gjekmarkaj.
"Revolucioni që marshon" po jep sihariqe ! Ajo qerrateshë Amerikë po mundet në të gjitha frontet dhe deri në darkë fitoret e tij do të thellohen.Bana dhe Tritua janë zgalemet e epokes së re.Tirania po dridhet anëembanë!
— Agron Gjekmarkaj (@GjekmarkajAgron) May 22, 2022





