Zgjedhjet për kryetar të PD-së u mbajtën këtë të shtunë në Durrës dhe 13 degë të tjera.

Procesi i votimit është mbyllur në orën 18:00, ndërsa tanimë ka nisur procesi i numërimit të votave.

DurrësLajm” mëson se në total kanë votuar 1,995 votues,

Demokratët durrsakë do të zgjedhin sot kryetarin e ri të tyre mes tre kandidaturave në garë; Osman Stafa, Igli Cara dhe Ardian Muka.

Më herët gjatë ditës, të 3 kandidatët pozuan së bashku për të përcjellë mesazhin se mbeten rivalë vetëm në këtë garë.