Procesi i votimit të kreut të ri të Partisë Demokratike ka vijuar normalisht në Durrës dhe brenda rregullave e normave ligjore të Statutit të PD.
Kështu thotë në një intervistë për “DurrësLajm” kryetari i degës lokale, Joni Myshketa.
“Pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme deri në këtë moment, duke llogaritur që është ditë e shtunë dhe temperaturat e larta bëjnë të veten”, thotë ndër të tjera Myshketa në intervistën që e gjeni të plotë në videon bashkangjitur.





