Pasi vendosi  që kryetari i ri të zgjidhet më 29 korrik, Kryesia e PD zyrtare ka ndarë anëtarët në degë.

Përveç emrave që votuan pro mbajtjes së zgjedhjeve pë kryetar në fund të muajit korrik, në listë shihen se janë përfshirë edhe ata deputetë të cilët kundërshtuan vendimin e kryesisë dhe që ishin pre e një sulmi verbal nga mbështetës të Lulim Bashës.

Në Elbasan bëhet fjalë për deputetin Gazment Bardhi, Dashnor Sula dhe Lefter Gështenja. Kujtojmë se këta të fundit votuan kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 29 korrik.

Por gjithashtu emri që spikat është edhe i Flutura Açkës, kjo e fundit ishte pro mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar përpara atyre nëpër degë.