Shijaku ishte ndalesa e radhës e turit të takimeve me Asamblen Socialiste për procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetarët e rinj të partisë në 61 bashki të vendit dhe sekretarët ekzekutiv në degët lokale apo nivel qarku.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, shprehet se “tre kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Fatmir Koçi, Shpresa Domi dhe Brusi Vora paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Shijak platformat e tyre të kandidimit.“
Postimi i Gjiknurit në Facebook.
Shijak
Vijon turi i takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit. Tre kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Fatmir Koçi, Shpresa Domi dhe Brusi Vora paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Shijak platformat e tyre të kandidimit.