15 korrik 2015 – Ndonëse ka kaluar gati një muaj nga përfundimi i zgjedhjeve vendore, ende gjenden flamuj dhe sllogane të subjekteve të ndryshme politike varur në shtyllat e ndriçimit, apo vend e pa vend në shtylla të tjera e ku kanë mundur.

Me sa duket jehona e fushatës elektorale nuk është shuar ende te strukturat përkatëse që normalisht me përfundimin e zgjedhjeve duhet të fshinin çdo gjurmë të fushatave të tyre.

Jemi gati një muaj larg, dhe qytetarët pavarësisht se për cilin subjekt politik kanë votuar, më tepër se sa nostalgjia për t’i parë flamujt dhe simbolet e subjekteve politike varur në shtylla, presin që fituesit e këtyre zgjedhjeve t’i rikthehen punës dhe humbësit të reflektojnë për të sjellë në zgjedhjet e ardhshme alternativa reale dhe bindëse.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/