Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka bërë me dije se do të vizitojë disa qendra votimi në ditën e zgjedhjeve.
Soreca shkruan në Twitter se po ashtu të pranishëm në “terren” më 25 prill do të jenë edhe përfaqësues nga vende të tjera anëtare të BE.
“Së bashku me shumë kolegë të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian do të vizitoj një numër të madh të vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve. Ne inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër COVID-19. BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca.





