Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar me kreun e PD Sali Berisha për zgjedhjet vendore 2023.
Duka tha për news 24 se propozimi ishte për të dalë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët, ndërsa shtoi se Berisha i priti mirë propozimet e partisë së tij.
“Ne vetë kemi menduar që duhet patjetër të jemi sa më të bashkuar dhe për të dalë me një kandidaturë të vetme sepse nëse do dilnim me disa kandidatura do humbnim. Takimi shkoi shumë mirë. Z. Berisha i priti shumë mirë propozimet tona, si modalitetet për të dalë me një kandidaturë të përbashkët. Ne propozuam ose sondazhet si dhe primare të hapura. Do shikojmë dhe mundësinë se sa kemi për të shpenzuar, kërkon dhe gatishmërinë. Duhet të flasim dhe me parti të tjera, dhe ato jo parlamentare, grupin e Alibeajt. Mendoj që takimi qe i frytshëm. Shpresoj që kjo dakordësia parimisht të kthehet në detaje. Bëhet një platformë e përbashkët, ku një grup të monitorojë procesin atëherë themi se kemi arritur rezultat”, deklaroi Duka.