Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka zhvilluar takimin e saj me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Von Der Leyen shkruan se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po bën punë të madhe për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Ajo theksoi se është e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së.

“E dashur Vjosa Osmani, ju po punoni shumë për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Zgjerimi do të mbetet një top prioritet për mua. Jam e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së”, ka shkruar Von Der Leyen.