Grupi Parlamentar Demokrat është zgjeruar me pesë anëtarë të rinj. Konfirmimi është bërë në faqen zyrtare të Parlamentit, ku pesë deputetë janë bërë pjesë e Grupit Parlamentar Demokrat.
Ligoraq Karamelo, Krenar Rryci, Vasil Sterjovski, Majlinda Halilaj dhe Elda Hoti janë deputetët e rinj që i bashkohen grupit të drejtuar nga Rudina Hajdari.
Kjo lëvizje pritet të forcojë pozitat e Hajdarit përballë kundërshtarit të saj, Korab Lita, i cili pretendon se është votuar së fundmi në krye të këtij grupi.





