Tetë anëtarë janë zgjedhur për Unionin e Gjyqtarëve, pas votimit të fshehtë.

Anëtarë të Unionit u zgjodhën gjyqtarët: Arnisa Kelliçi, Petrit Como, Genti Dokollari, Sokol Pina, Besmir Stroka, Enkel Peza, Adelajda Gjuzi dhe Adrian Shega.

Në krye të unionit u zgjodh Gerd Hoxha, Gjyqtar i Dhomës Penale në Tiranë. Hoxha ka kaluar me sukses të dy shkallët e Vetting-ut, ndërsa në procesin ndaj tij rezultoi se përfaqësuesi ONM, Teo Jacobs, vuri në trysni trupën e kolegjit. Kjo ka ndodhur pasi rrëzoi kërkesën për shkarkimin e Hoxhës.