TIRANË – Gjykata e Tiranës ka përzgjedhur sot dy ekspertët e rinj për çështjen e 21 janarit, të cilët janë Dritan Zoto dhe Gani Elezi. Ata do  të bëjnë ekspertizën mjeko-ligjore të vrasjes së Ziver Veizit. 

Pak ditë më parë, Gjykata hodhi poshtë ekspertizën e Ndoc Çardakut pas deklaratave të këtij të fundit se plumbi që ka qëlluar Ziver Veizin është devijuar dhe se në rrobat e viktimës janë gjetur gjurmë druri. 

Vendimi i trupës i kryesuar nga gjykatësi Besnik Hoxha erdhi menjëherë pas kërkesës së prokurorisë për të rrëzuar këtë dëshmi. 

Sipas prokurorit Blerim Tominaj ky ekspert ka tejkaluar kompetencat e tij profesionale duke u përgjigjur edhe për pyetje të cilat nuk janë të fushës së tij profesionale. Për këtë fakt prokurori kërkoi riekspertim të aktit nr.610, të hartuar nga Çardaku nga një ekspert i ri më profesionist. 

Në 21 janar të vitit 2010, gjatë protestës së opozitës para kryeministrisë, mbetën të vrarë 4 persona.