Tre anëtarë të tjerë të Këshillit të Lartë Gjyqësor janë zgjedhur ditën e sotme.

Bëhet me dije se anëtarët janë:

-Klodian Kurushi, i cili fitoi kundrejt Asim Vokshit, për vendin që la bosh Medi Bici.

-Ridvan Hado është anëtari tjetër i ri i KLGJ-së nga radhët e Gjykatave të Apelit. Hado fitoi kundrejt Vojsava Osmanajt për vendin që la Ilir Toska.

-Irena Plaku është anëtarja e tretë e re në KLGJ nga radhët e Gjykatës së Shkallës së Parë. Irena Plaku fitoi ndaj Manjola Xhaxhos për vendin që la Brunilda Kadi.