Natasha Ahmetaj zgjidhet anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të BSH.
Ajo u propozua nga grupi parlamentar i partisë Socialiste dhe mori 80 vota pro dhe 7 kundër.
Më herët gjatë ditës së sotme, grupi parlamentar demokrat, njoftoi se nuk do të merrnin pjesë në votimet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë pasi propozimi i tyre nuk ishte pranuar si kandidaturë e vlefshme.