Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar ka zgjedhur këtë të hënë drejtorin e ri, pas votimit të nëntë anëtarëve të bordit.

Mësohet se në krye të RTSH-së, me tre të pesat e votave, është zgjedhur Enkelejdi Joti.

Joti ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen.

Ai ka kryer studime në fushën e ekonomi-financës, dhe vjen me më shumë se një dekadë eksperiencë menaxheriale në një prej kompanive më të fuqishme mediatike.

Kandidatët e tjerë në garë ishin Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi.