Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e ditë së sotme ka zgjedhur kryetarin e ri, i cili do të zëvendësojë Gent Ibrahimin, të cilit i përfundoi mandati.
Me 10 vota pro, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë zgjedhur Alfred Ballën në krye të këtij institucioni. Ai do të ketë një mandat 2-vjeçar.
Përpara se të zgjidhej, Alfred Balla ushtronte detyrën e zëvendëskryetarit të këtij këshilli.