Klodian Braho është zgjedhur drejtuesi i ri i SPAK dhe do të marrë detyrën pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit më 18 dhjetor.
Pas rreth gjashtë orësh mbledhje, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me 7 vota pro në favor të Brahos.
Kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota, 1 votë shkoi për Elvin Gokaj, ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.





