Itali, 27 maj 2014 – Duhet të ishte një dite feste për 59 vjeçarin Pasquale Landro, i cili ishte zgjedhur për herë të tretë nga votuesit si kryebashkiak i qytetit Zambrone, në jug të Italisë.

Dhe vërtet si ditë feste kishte nisur, por u kthye në tragjedi për kryebashkiakun. Ai humbi jetën për shkak të një infarkti, ndërsa ndodhej në rrugë duke festuar me mbështetësit e tij.

Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, ai humbi jetën gjatë rrugës.

Kryebashkiaku kishte mbledhur 689 vota, kundrejt 469 të rivalit të tij.   

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/